Kronikë

Lanë substancë narkotike në tualet të restorantit dhe u larguan

Descriptive Text

Dje në Graçanicë , në orën 13:40, një mashkull, shqiptar nga Kosova, kishte njoftuar policinë se dy të dyshuar të panjohur në tualetin e restorantit kishin lënë 6.8 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës, në raportin e sotshëm bën të ditur se njësia policore ka konfiskuar substancën narkotike dhe është duke hetuar rastin.

Në raportin e sotshëm Policisë së Kosovës po ashtu bëhet e ditur se dje, rreth orës 16, në Rr. “Nazim Gafurri” në Prishtinë është arrestuar i një mashkull, K/shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trupin e tij i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.1 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Gjilan dje është arrestuar një shqiptar i Kosovës, pasi gjatë kontrollit në trupin e tij i është gjetur dhe konfiskuar 1.2 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës theksohet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.