Kronikë

Aksident me fatalitet në hyrje të Graçanicës

Descriptive Text

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, në hyrje të Graçanicës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një këmbësor i moshuar.

Policia ka thënë se dyshohet që personi është goditur nga një veturë, që ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sonte me datë 18/12/2017 rreth orës 16:55 në magjistralen Prishtine-Gjilan në hyrje te Graçanicës është raportuar për një aksident trafiku ku dyshohet se një automjet ka goditur një person dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes. Ndihma e shpejtë ka arrit në vendin e aksidentit dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi rreth të 70-ve. Policia me njësitë relevante të trafikut kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, për Koha.net.