Kronikë

Arrestohet një e mitur pasi rrahu një tjetër

Në Lipjan është arrestuar një vajzë e mitur pasi dyshohet se për motive të panjohura, ka rrahur një tjetër të mitur.

Pas incidentit, të njëjtat janë intervistuar në prani të punëtorëve të QPS-së.

Policia përmes raportit të sotëm njofton se me vendim të prokurorit për të mitur, e dyshuara është dërguar në mbajtje.