Kronikë

Dy shqiptarë kapen në Itali me 45 kg marihuanë

Në qytetin Katania të Italisë janë vënë në pranga tre persona nga të cilët dy janë shqiptarë, pas një operacioni gjatë të cilit u sekuestruan 45 kg marihuanë.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga u vunë Giuseppe Russo, 40 vjec dhe dy shqiptarët Viktor Dalipaj, 42 vjeç dhe Arsen Hoxha, 36-vjeç.

Ndjekja e tyre nisi kur policia mori informacione se italiani ishte në drejtimin e automjetit Mercedes ngjyrë gri, në të cilin dyshohej se kishte marrë ngarkesë me drogë nga Sicilia.

Pas kësaj makine, vinte një tjetër BMË, me të cilin udhëtonin dy shqiptarët.

Lëvizjet e dyshimta të makinave përforcuan bindjen e policisë se ata kishin lidhje mes tyre dhe i ndaloi për kontroll.

Karabinierët bllokuan dy makinat në postbllok dhe në makinën e italianit u gjet sasia e drogës. Hetimet nxorën se të dy mjetet kishin bërë bashkë rrugën dhe ishin bashkëpunëtorë në trafik.