Kronikë

Ende në arrati vrasësi i të riut mbrëmë në Prishtinë

Mbrëmë në orën 19:10, në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, ka ndodhur një therje me thikë, me pasojë vdekjen e viktimës.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë”, ka njoftuar PK, raporton Koha.net.

Ndërkaq, bëhet e ditur po ashtu se dorasi është ende në arrati.

Sipas informatave të publikuara dje nga PK, mësohet se viktima ishte një 17 vjeçar me inicialet SH.P.