Kronikë

Policia italiane kap marijuanë me vlerë 3 milionë euro, vinte nga Shqipëria

Një tjetër sekuestrim mbresëlënës i policisë italiane, e cila ka bllokuar në Fasano rreth 650 kilogramë marijuanë me vlerë 3 milion euro. Droga vinte nga Shqipëria, ndërsa ata që e transportonin me furgon kanë arritur të arratisen.

Marijuana që vjen nga Shqipëria në brigjet e Brindizit vijon të jetë e sasive të konsiderueshme edhe kur kushtet metereologjike nuk janë idelaet për transportimin e saj me gomone apo motoskaf. Sekuestrimi i fundit është kryer nga policia italiane në orët e vona së të mërkurës në bashkëpunim me marinën e Fasanos.

Janë plot 655 kilogram marijuanë të ndara në paketime të mëdha të cilat po transportoheshin me një furgon Transit me dy persona në bord. Automjeti është ndaluar për një kontroll rutinë nga policia rrugore italiane të cilët dyshuan për praninë e një furgoni në një zonë të banuar dhe në një orë kur të gjitha aktivitetet tregtare ishin mbyllur.

Dy personat në bordin e automjetit kanë ndaluar dhe u arratisën në këmnë. Brenda në furgon u gjetën 348 kilogramë marijuanë në e ndarë në 19 pako celofani. Karabinierët më tej kanë zgjeruar kontrollet në bregdet duke gjetur dhe 19 pako të tilla të fshehura në pika të ndryshme të plazhit.

Vlera e 655 kilogramë marijuanë të sekuestruar mendohet të jetë më e lartë se 3 milionë euro.