Kronikë

Raporti i Europol, Alibeaj: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në BE

Partia Demokratike deklaroi përmes deputetit Enkelejd Alibeajt se një raport i fundit i Europol konfirmon se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në Bashkimin Europian.

Taporti i tij thotë se: 1. Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro, 2. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollohet nga organizitatat kriminale, 3. Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe 4. Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur”, deklaroi Alibeaj.

Alibeaj iu referua këtij raporti për t’iu përgjigjur deklaratave të mazhorancës, që akuzon opozitën se “po nxin imazhin e vendit tek ndërkombëtarët”.

“Raporti i EUROPOL rikonfirmon se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës. Shqipëria në 4 vjet të Edi Ramës u bë burim i pastrimit të parave nga tepsia e madhe e parave të drogës, pjesën më të madhe të së cilës e zotëron Edi Rama dhe këto para duhen larë e pastruar për të financuar blerje të reja politikanësh e votuesish”, tha deputeti demokrat.

Sipas PD, droga dhe krimi janë arsyeja kryesore që vendit tonë i mohohet prej tre vitesh hapja e negociatave të anëtarësimit.

“Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian kalon vetëm nga nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vagjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve me shokë.”, përfundon deklaratën e tij, Enkelejd Alibeaj.