Kronikë

Rrihen në Lipjan dy të mitur, policia i arreston

Dje në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, janë arrestuar dy të mitur pasi janë rrahur mes vete.

Të miturit, siç njofton policia përmes raportit policor, pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë rrahur mes vete me ç’rast edhe kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.

Ata më pas kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.