Kronikë

Arrestohet i dyshuari që mashtronte për punësim në Aeroportin e Prishtinës

Foto: Aeroporti i Prishtinës

Dje është arrestuar një person i cili ka mashtruar dy viktima se do t’i punësojë në Aeroportin e Prishtinës.

“I dyshuari mashkull shqiptar i ka mashtruar dy viktima meshkuj shqiptarë duke ju marrë një shumë të madhe parash me qellim punësimi në Aeroportin e Prishtinës”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.