Kronikë

2 persona të lënduar nga zjarri të cilin ende s’dihet çka e shkaktoi

Sot rreth orës 15:25 në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, është kapluar nga zjarri një banesë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Koha.net se nga ky incident janë lënduar 2 persona.

“Nga ky zjarr kanë mbetur të lënduar 2 persona të cilët janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se të lënduar pak kanë mbetur edhe disa policisë teksa po tentonin t’i ndihmonin personave brenda në banesë, por se jo me lëndime serioze.

Ahmeti ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë ende policia dhe autoambulancat me ekipe që po punojnë për të zbuluar shkakun e këtij zjarri.

“Duhet pak kohë të zbulohet edhe arsyeja pse u shkaktua zjarri, në vendin e ngjarjes janë edhe ekipi i hetimit të shkaqeve të zjarreve”, tha ajo.