Kronikë

Në Prishtinë, Pejë e Gjakovë raportohen raste të dhunës në familje

Descriptive Text

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar për tre raste të dhunës në familje në tre qytete të Kosovës.

I pari ka ndodhur në Prishtinë në orën 05:30. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë Policia, raporton Koha.net.

Pastaj, rast tjetër i dhunës në familje është regjistruar edhe në Gjakovë në orën 22:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptas, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, raporton Policia.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës në orën 22:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Boshnjak, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kërcënuar dhe ka sulmuar fizikisht familjarët e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka theksuar Policia në raportin 24 orësh.