Kronikë

I dehuri sulmon policët në stacionin policor në Vitomiricë

Një person është arrestuar të mërkurën në Vitomiricë, pasi në gjendje të dehur ishte shoqëruar në stacionin policor dhe derisa ishte aty ka filluar t’i fyejë dhe t’i sulmojë zyrtarët policorë, si dhe ka dëmtuar një tavolinë.

Zyrtarët policorë kanë përdorur forcën proporcionale dhe e kanë futur nën kontroll të dyshuarin.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.