Kronikë

Gjashtë të arrestuar për vjedhje në Vushtrri

Descriptive Text

Gjashtë persona janë arrestuar dje në Vushtrri me dyshimin se kanë kryer disa vjedhje në këtë qytet, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, më datën 28 nëntor 2017, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohen për kryerje të disa veprave ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘asgjësim i pasurisë se paluajtshme’, rast këto që ishte raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari, bizhuteri, televizor”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Koha.net.

Policia ka konfirmuar se të arrestuarit janë të moshës nga 16-19 vjeç.

“Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë të dyshuarve: B. M., 17 vjeçar, G. H., 16 vjeçar, A.S., 16 vjeçar, G.M., 16 vjeçar., F.A., 19 vjeçar, dhe A. F., 18 vjeçar”, thuhet në komunikatë.

Më tutje PK thotë se në cilësi të provave materiale te të dyshuarit Policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të bizhuterisë dhe një televizor që ishin raportuar kohë me parë të vjedhur.

PK shton se pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve te parë u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa të tjerët janë liruar për procedurë te rregullt.

Image