Kronikë

Gjuan me pushkë gjuetie në drejtim të një burri, lirohet me procedurë të rregullt

Descriptive Text

Në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicë, më 24 nëntor rreth orës 14:40, i dyshuari mashkull shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shqiptar.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ka dorëzuar armë e llojit Pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur me leje përkatëse.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.