Kronikë

12 të arrestuar për prostitucion në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona të dyshuar për “marrje me prostuticuon”.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë të martën ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.

Të arrestuar janë:

H. M. lindur me 1971 m/sh/k

F. R. lindur me 1985 m/sh/k

F. F. lindur me 1955 m/sh/k

Sh. Sh. lindur me 1984 f/sh/k

S. Sh. lindur me 1968 m/sh/k

E. B. lindur me 1972 m/sh/k

D. H. lindur me 1961 m/sh/k

Xh. V. lindur me 1963 m/sh/k

Xh. H. lindur me 1969 m/sh/k

N. H. lindur me 1966 m/sh/k

A. Sh. lindur me 1968 m/sh/k

I. M. lindur me 1969 m/sh/k

Të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese.