Kronikë

Pesë vjet burgim për shitësin e drogës në Prishtinë

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me pesë vjet burgim të akuzuarin B.S për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

“I akuzuari B.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5(pesë) viteve,në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 30.03.2015 e tutje dhe dënim me gjobë në shumën prej 5.000 € (pesëmijë) euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Gjykata ka konstatuar sei akuzuari B.S me qëllim të shitjes, shpërndarjes, transportit të paautorizuar të substancës narkotike të rrezikshme të llojit marihuanë duke vepruar si anëtarë i grupit bashkë me të pandehurit e tjerë R.U, SH.G, F.D, F.L, I.T, R.T, R. Q dhe H.Z,të cilët janë dënuar më herët nga Gjykata, në vitin 2012, i njëjti B.S,sipas marrëveshjes paraprake kishte siguruar një ekskavator me qëllim të transportimit të substancës narkotike dhe sasinë e narkotikut në peshë prej 257.8 kg, të cilin e kishin vendosur në gomat e ekskavatoritku substancën narkotike të paketuar në pjesë të ndara.

Më 12 korrik të vitit 2012 në pikën kufitare në Merdarë, ndalohet dhe kontrollohet nga policia kamioni Mercedes dhe i akuzuari B.S ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapie.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës .