Kronikë

Vetura në lëvizje godet një grua te “Bill Klintoni”

Dje në Prishtinë, ka ndodhur një aksident me ç’rast policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorin.

Një grua është goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Në raportin policor thuhet se ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërgua për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.

Policia gjithashtu ka treguar se ky rast është duke u hetuar.