Kronikë

Qëllimisht digjet një veturë e policisë në Shqipëri

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në lagjen “Pavarësia”.

Salla Operative është njoftuar përmes një telefonate se një, mjet pranë palestrës së mundjes po digjej.

“Shërbimet policore dhe ai zjarrfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme”, transmeton tch.

Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ”Benz”, është në pronësi të Z.Z., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës.

Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qenë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motori është konstatuar lëndë djegëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.