Kronikë

Kapet duke blerë online me kartela të vjedhura bankare

Një person në Lipjan është arrestuar pasi dyshohet se ka bërë porosi online me kartela të ndryshme bankare.

Ai ka keqpërdorur të dhënat e këtyre kartelave për të bërë blerje online gjatë të mërkurës.

Si dëshmi materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.