Kronikë

Sulmuesi i Kajtazit dënohet me katër muaj burgim me kusht

Fitim Thaqi, sulmuesi i gazetarit Vehbi Kajtazi, është dënuar me katër muaj burgim me kusht.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, avokati i Thaqit, Gazmend Halilaj.

Pas sulmit ndaj gazetarit Kajtazi, Thaqi ishte dorëzuar në polici. Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte caktuar masën prej 30 ditësh paraburgim.