Kronikë

Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës, kishte dokumente të falsifikuara

Dje në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar një shtetas turk.

Në raportin e policisë thuhet se i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve në shkuarje, ka prezantuar pasaportën me vizë e cila dyshohet se është falsifikuar, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.