Kronikë

I martohet mbesa e mitur, lajmëron Policinë

Descriptive Text

Një person në Gjakovë ka raportuar në Polici se mbesa e saj e mitur, është larguar nga shtëpia dhe dyshon se është martuar me një të dyshuar të komunitetit rom.

I dyshuari dhe viktima janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme./KosovaPress