Kronikë

Policia gjen armatim në Drenas

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një sasi të armatimit në mes fshatrave Verbovc dhe Shtuticë në Drenas.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka njoftuar se është duke u bërë sigurimi në vend ngjarje.

Ajo ka njoftuar se kanë shkuar edhe njësiti i specializuar për dominimin e tyre pasi ato mund të paraqesin rrezik për shpërthim eventual.

“Ju informojmë se sot me datë 05.11/2017 rreth orës 13:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Verbovc është gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit. Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendngjarje nga ku është raportuar se bëhet fjalë për një sasi të madhe të armatimit si: Gulinov, pushkmitralez, municion i gulinovit, predha të mortajave të dorës, zolla, arka e disa lloje të tjera”, ka thënë ajo.

Ky armatim është në mes të fshatrave Verbovc dhe Shtuticë në Drenas.

“Njësia policore është duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësiteve të specializuara për deminim pasi që predhat dhe mjetet tjera shpërthyese mund të paraqesin rrezik të ndonjë shpërthimi eventual”, shtoi Ahmeti.

{gallery}