Kronikë

Sulm në apartamentin e kryetarit të Matit

Një shpërthim ka ndodhur në sheshpushimin e pallatit ku banon kreu i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, shumë pranë apartamentit të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në lagjen “Drita”.

Nga shpërthimi janë dëmtuar dyert e dy apartamenteve. Në momentin e shpërthimit, të dyja banesat kanë qenë të boshatisura.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë 50-100 gramë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.