Kronikë

Shqiptari kërcënohet me kallash nga ashkalia për punë borxhi

Descriptive Text

Një shqiptar është kërcënuar me armë nga një ashkali në fshatin Radoste të Rahovecit.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 pa municion. I dyshuari është paraqitur në stacionin policore dhe është kuptuar se deri te kanosja ka ardhur për shkak të një borxhi që i kishte ankuesi.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.