Kronikë

I mituri godet për vdekje biçiklistin në Napërgjan të Pejës

Një vozitës i mitur nga pakujdesia ka goditur për vdekje një biçiklist në fshatin Napërgjan të Pejës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka sqaruar se edhe biçiklisti ishte i mitur. Në këtë raport thuhet se ai ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja me veturë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.