Kronikë

Konfiskohet sasi e substancës narkotike në Vërmicë, arrestohet një person

Descriptive Text

Në pikën kufitare në Vërmicë, dje policia ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve.

Në raportin e policisë thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti në çantë janë gjetur dhe konfiskuar 5 paketime me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë rreth 10.625 gramë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.