Kronikë

Shtetasi turk kapet duke vjedhur në shtëpinë e kosovarit

Descriptive Text

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull/Turk shtetas i Turqisë.

Ai, transmeton Koha.net, është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një kaçavidë dhe një palë doreza. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.