Kronikë

Pesë të arrestuar e një në kërkim për vrasjen në Sharban të Prishtinës

Një 60-vjeçar është vrarë sot në fshatin Sharban të Prishtinës e dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Me këtë rast policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar i mundshëm, i njëjti është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë, transmeton Koha.net.

SH.R 60-vjeçar është personi i vrarë, shtetas i Kosovës, ndërsa F.R 33-vjeçar dhe Xh.R 30-vjeçar të plagosur, po ashtu shtetas të Kosovës.