Kronikë

Tentim vrasje në Gjakovë

Një person për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë në drejtim të një kalimtari në rrugën “Ismajl Qemaili” në Gjakovë.

Viktima ka raportuar në Policinë e Kosovës se të mërkurën një person ka shtënë nga vetura në drejtim të tij dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta në gishtat e këmbës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik.