Kronikë

Policia arreston një haker në Prishtinë

Sektori për hetimin e krimeve kompjuterike ka arrestuar një person pasi pa autorizim është qasur në një sistem kompjuterik.

Gjatë këtij aksioni policor, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri dhe dy telefona celularë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.