Kronikë

Një 85-vjeçar mbytet në një pus në Malishevë, dyshohet për vetëvrasje

Descriptive Text

Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur sot në një pus në Malishevë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net duke thënë se dyshohet se është vetëvrasje.

“Sot në ora 08:30 stacioni policor në Malishevë është informuar për një rast “Hetim i vdekjes”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka të bëjë me një person të moshës 85 vjeçar i cili është gjetur i vdekur në një pus. Dyshimet e para janë se viktima në orët e hershme të mëngjesit ka dal nga shtëpia dhe dyshohet se është hedhur vet në pus. Policia Rajonale nga Gjakova po merret me hetim të rastit”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.