Kronikë

Pas plagosjes në Prizren sulmohet polici nga familjari i viktimave

Descriptive Text

Dy persona janë plagosur dje në një lokal në Prizren pas një zënke, ndërsa në vendin e ngjarjes është sulmuar edhe një polic nga një familjar i viktimave.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se, “rreth orës 17:30 policia në Prizren ka pranua një informatë se në rrugën Jusuf Gervalla në Prizren ka të shtëna me armë. Patrullat policore menjëherë kanë arrite në atë lokacion ku gjen Urgjencën duke iu dhënë ndihmën e parë dy personave të plagosur. Pas kësaj Urgjenca të dy këta persona i ka dërguar në Emergjencën e Qytetit”.

“Rasti në fjalë kishte ndodhë pas një zënke në kafiterinë “ Kalaja “ me viktimat H.D dhe R.S , ku i dyshimti P. K ka dal nga kafi teria e ka marrë armën (revole) në veturën e tij dhe është kthyer duke gjuajtur në drejtim të dy viktimave të lartshënuara. Lidhur me këtë rast në vend ngjarje ka dal Njësiti Rajonal i Hetimeve të cilët merren me tutje me rast”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Dy të plagosur pas një zënke në Prizren, tre dërgohen në mbajtje

Më tutje PK shton se rreth orës 20:00 në shtëpinë e prindërve të tij në rrugën “Emin Abazi”, në Prizren është arrestuar i dyshuari dhe të njëjtit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit (Pistoleta me mbishkrimin “Cesko Zbrc Jovka” me nr. serik: 673368, me një karikator dhe dy plumba, të cilën dyshohet ta ketë përdor në këtë rast. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Në lidhje me rastin janë duke u marr njësitet përkatës policore.

Policia gjithashtu ka konfirmuar se një polic është sulmuar fizikisht nga i dyshuari A.S (familjar i viktimave të këtij rasti).

“Rreth orës 17:55, i dyshuari A. S. (familjar i viktimave të rastit të Tentim Vrasje) duke dashur të hyjë në vendngjarje godet në befasi me grusht zyrtarin policor në shenjë frustrimi për rastin e ndodhur. Më pas zyrtarët policor arrijnë ta fusin nën kontroll situatën dhe të dyshimtin e prangosin. Zyrtari policor i lënduar, dërgohet në Qendrën Emergjente ku i ofrohet ndihma mjekësore. Sipas mjekut kujdestar, zyrtari policor kishte pësuar lëndime të lehta trupore”, thotë PK.

Lidhur me këtë rast janë njoftuar njësitet relevante të policisë. Është kontaktuar Prokurori Kujdestar i cili ka udhëzuar që i dyshuari i këtij rasti të ndalet për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësite përkatëse policore.