Kronikë

Vidhet një Mercedes në Dardani

Policia e Kosovës, përmes raportit policor ka njoftuar se një veturë e tipit Mercedes është vjedhur në lagjen Dardania, Prishtinë.

Thuhet se ankesën e ka bërë një burrë, i cili ditë më parë ka raportuar në stacionin policor për veturën e tij të vjedhur, transmeton Koha.net.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar nga ata.