Kronikë

Tuneli i kanabisit te Rinasi, 7 të arrestuar

Policia e Tiranës zbuloi një tunel që lidhte zonën e Valiasit me atë të Fushë Prezës e që shfrytëzohej nga trafikantët e hashashit. Ata kishin punësuar edhe banorë të zonës të cilët kujdeseshin për parcelat e mbjella afër Rinasit. Gjate aksionit u sekuestruan dhjetëra bime, ndërsa 7 persona u arrestuan. Organizatori i grupit ishte një ish-punonjës policie, transmeton TCh.

220 bimë Cannabis Sattiva dhe 146 kg e futur në thasë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës.

Sasia e drogës u kap në “Pyllin e Zenelajve” mes Fushë Prezës dhe Valiasit, pas kontrollit të territorit, tuneleve dhe ambienteve të tjera të përshtatura për kultivim të bimës narkotike.

Bima e dyshuar kanabis sativa ishte futur në thasë dhe gjendej kudo në thellësinë e tunelit.

7 persona, mes të cilëve 3 në rolin e organizatoreve, janë vënë në prangat e policisë ndërsa 10 të tjerë, punësuar prej të arrestuarve për punimin e parcelës dhe përgatitjes së bimës për tregtim, janë proceduar në gjendje të lirë.

“Në cilësinë e provës material janë sekuestruar: • 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva • 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva • Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve • 25 aparate të ndryshme telefonike”, u shpreh Ardi Veliu, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale prodhim e shitje e lëndëve narkotike, kultivim të lëndëve narkotike dhe moskallëzim krimi.

Të arrestuarit janë:

1- Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

2- Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

3- Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

4- Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

5- Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

6- Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

7-Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:

• 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva

• 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva

• Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve

• 25 aparate të ndryshme telefonike

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhje e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.