Kronikë

Ndalohen dy aktivistë të Listës Serbe në Pasjan

Momçillo Jançiq dhe Novica Shoshiq nga Pasjani janë arrestuar mbrëmë dhe momentalisht janë duke u marrë në pyetje në stacionin policor në Gjilan.

Televizionit publik serb i është thënë nga Policia e Kosovës se pas marrjes në pyetje të të ndaluarve do të vendoset nëse ata do të mbahen në burg apo do të lirohen, duke mos i bërë të ditura arsyet e ndalimit.

Për shkak të ndalimit të këtyre dy serbëve, në Pasjan janë mbledhur qindra serbë, përfaqësues dhe aktivistë të Listës Serbe, duke deklaruar se kemi të bëjmë me presion ndaj kësaj partie serbe si pasojë e zgjedhjeve të sotme, transmeton Koha.net.

Në stacionin policor të Gjilanit, sipas televizionit publik serb, dje ishin ndaluar dhe marrë në pyetje edhe Zoran Stojanoviq dhe Zoran Simiq.

Ata janë liruar pas dhënies së deklaratave, ndërsa mësohet se ata janë marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për “ryshfet dhe burime të financimit të Listës Serbe”.