Kronikë

Rrahje masive në Ratkoc të Rahovecit

Në fshati Ratkoc, Rahovec , dje ka ndodhur një rrahje masive, transmeton Koha.net.

Pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, janë përfshirë në rrahje mes veti pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, njofton Policia e Kosovës.

Si pasojë tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.