Kronikë

Rrokulliset vetura në Prishtinë, shoferi lëndohet rëndë

Në bulevardin Bill Klinton në Prishtinë një veturë është rrokullisur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të rënda, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur te rrethi dje rreth orës 02:25.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke e drejtuar automjetin, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me te njëjtin ka dale nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasoje e aksidentit i njëjti ka pësuar lëndime te renda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK Prishtine”, thotë PK.

Më tutje thuhet se njësiti policor automjetin e përfshirë në rast e ka konfiskuar pasi që në të njëjtin është gjetur një shishë alkool dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.