Kronikë

Vdes në QKUK burri që u aksidentua më 7 tetor

Mbrëmë ka vdekur një burrë i cili ishte duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve të marra në një aksident.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e sotëm policor, tramseton Koha.net.

Më datë 7 tetor, policia kishte raportuar se një burrë derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.