Kronikë

Arrestohet për kalim ilegal të kufirit me traktor të ngarkuar me dru

Është arrestuar një burrë dje në Podujevë pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin me një traktor të ngarkuar me dru, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40.

Traktori me dru i janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që i njëjti me traktor të ngarkuar me dru ka kaluar ilegalisht kufirin shtetëror Serbi-Kosovë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa, traktori me dru konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor”, thotë PK.