Kronikë

Përfshihet nga zjarri një kamion në lëvizje në Klinë

Në fshatin Gllarevë të Klinës raportohet se një kamion është përfshirë nga zjarri për shkak të një defekti.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se, “i dyshuari, shtetas i Maqedonisë përderisa ishte duke lëvizur me kamion, për shkak të një defekti është përfshirë nga zjarri”, transmeton Koha.net.

Personi në fjalë raportohet se është ndalur afër një lokali ku si pasojë e zjarrit i janë dëmtuar edhe dritaret e lokalit.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori.