Kronikë

Kanosje për kontest pronësor, arrestohet një burrë

Descriptive Text

Në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës është arrestuar një burrë, i cili ka kanosur verbalisht një burrë dhe grua për shkak të kontestit pronësor.

Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:10, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari, shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, ka kanosur verbalisht një burrë dhe një grua. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.