Kronikë

Muriqan, arrestohet prishtinasi pasi iu gjet drogë në veturë

Një shtetas nga Kosova është arrestuar nga policia kufitare e Muriqanit pasi në makinën e tij kishte fshehur një sasi prej 58 gram kanabis sativa.

Në pranga u vu Valon Musa 31 vjeç nga Prishtina, raporton "OraNews".

“Arrestimi i tij u bë pasi në dalje të R. Sh. në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, mjetit të tij tip BMW, me targë RKS 01-710-KG iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 58 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

{gallery}