Kronikë

Policia po e heton si të dyshimtë vdekjen e 20 vjeçarit që në Ferizaj ra nga kati i shtatë

Descriptive Text

Një i ri ka rënë nga kati shtatë i një ndërtese në Ferizaj, derisa Policia e Kosovës njofton se është duke e hetuar vdekjen si të dyshimtë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zenun Beqa”, dje në orën 11:25.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar në rrethana të panjohura ka rënë nga lartësia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjell koha.net.

Mediat lokale në Ferizaj kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 20 vjeçar.