Kronikë

Në Lezhë kapen 335 kg kanabis në proces tharje, 3 të arrestuar

Një sasi prej 355 kilogramë kanabis sativa në proces tharje është sekuestruar nga policia e Lezhës gjatë operacionit të koduar ” Kolsh “.

Po ashtu policia ka asgjësuar me anë të djegies edhe 468 bimë narkotike cannabis sattiva, transmeton oranews.

Në pranga u vunë shtetasit Bledar Bunaj 29 vjeç, Agron Lushi 32 vjeç, Bardhok Perdoda 45 vjeç Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë si dhe u shpall në kërkim A.P. 38 vjeç.

“Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa”, sqaron policia.

Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasve Agron Lushi dhe A.P. rendojnë akuzat për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike””Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.