Kronikë

Sulmohet fizikisht një shtetas zviceran në Prishtinë, s’ka të arrestuar

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një shtetas zviceran është sulmuar fizikisht nga një burrë në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:05. Viktima ka pësuar lëndime trupore për çka është trajtuar në QKUK.

“Viktima, burrë shtetas zviceran, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, burrë, i cili ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thotë pk.