Kronikë

Arrestohen dy persona për një vjedhje në vitin 2016

Në muajin nëntor të vitit 2016, në fshatin Llozicë të Malishevës, në një dyqan, kishte ndodhur grabitje ku personat e dyshuar nën kërcënimin e armëve kishin grabitur një shumë parash dhe gjësende të tjera me një vlerë të konsiderueshme.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe që nga ajo kohë ka marrë shumë veprime operativo-hetimore dhe pas mbledhjes së disa informatave dhe ekzaminimit të disa provave ka ardhur deri te dyshimi i bazuar për kryesit e mundshëm të kësaj vepre”, thuhet në raportin e policisë për rajonin e Gjakovës, transmeton Koha.net.

Sot me datën 09.10.2017 janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë/shqiptarë të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit mbahen në ndalim policor dhe ndaj të njëjtëve është ushtruar kallëzim penal. Rasti është hetuar nga sektori rajonal për hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

“Policia e Kosovës me seriozitet dhe përkushtim të madh i qaset çdo incidenti e respektivisht çdo krimi që ndodh, me qëllim të zbardhjes së rasteve dhe kryesit e çdo shkelje të ligjit të vihen para drejtësisë”, thuhet në përfundim.