Kronikë

Policia Rajonale e Prishtinës për 9 muaj identifikoi 240 raste posedimi narkotikësh

Gjatë ditës së djeshme, në dy raste të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike, bën të ditur Policia e Kosovës..

Personi i parë është arrestuar rreth orës 14:30, në një shkollë në Fushë-Kosovë, ku një të mituri (16 vjeç) i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Ndërsa dy persona të tjerë (19 dhe 23 vjeç), janë ndaluar rreth orës 18:00, nga njësitet policore të Lipjanit, derisa të dyshuarit ishin në një automjet (Golf 2), duke lëvizur në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Në automjet pas një kontrolle rutinë , policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre personat e dyshuar. me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar mbi 240 raste të posedimit të paligjshëm të narkotikëve.