Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka vdekur personi i aksidentuar të shtunën në Mitrovicë.
“Sot rreth orës 9:30, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë i personi i aksidentuar V.V., mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Viktima u lëndua në aksidentin e trafikut që ndodhi më 30 shtator 2017, në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit të shtetit.
-
5 tetor 2017 12:52
-
Shpërndaje në: