Kronikë

E bastisën për drogë, i gjetën edhe armë

Descriptive Text

Në Gjilan policia ka arrestuar një person, të cilit përveç narkotikëve i gjetën edhe armë.

Në raportin e sotshëm, Policia e Kosovës bën të ditur se dje, në orën 21, është arrestuar një i dyshuar, mashkull, K/shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit në pllacin e tij të veturave i është gjetur edhe një pushkë gjuetie pa leje përkatëse.

I arrestuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.